Bota

Panik në Lindjen e Mesme, shpërthim tjetër “i sinjalizuesve” në Liban, të paktën 12 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm u regjstrua gjatë funeralit të luftëtarëve të Hezbollahut në Bejrut, duke shkaktuar panik në mesin e pjesëmarrësve, të cilët u urdhëruan të fiknin pajisjet e tyre elektronike.

M.M
Panik në Lindjen e Mesme, shpërthim tjetër “i
pamje nga shperthimi

LIBAN- Shpërthime të tjera të “sinjalizuesve" u raportuan në Liban, sulmi i koordinuar la të paktën 12 persona të vrarë dhe mijëra të plagosur. The New York Times raportoi për dy shpërthime të reja, njëri prej të cilëve ndodhi në Marjayoun. Këto incidente erdhën mes tensioneve të larta në vend, ndërsa autoritetet libaneze kanë vënë në gatishmëri stafin mjekësor për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

Një shpërthim i fuqishëm u regjstrua gjatë funeralit të luftëtarëve të Hezbollahut në Bejrut, duke shkaktuar panik në mesin e pjesëmarrësve, të cilët u urdhëruan të fiknin pajisjet e tyre elektronike. Grupi Hezbollah goditi me raketa Izraelin si përgjigje ndaj sulmeve në Libanin jugor, megjithatë, këto veprime nuk duket se janë hakmarrje e drejtpërdrejtë për shpërthimet e mëparshme.

Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Türk, dënoi sulmet duke theksuar se shpërthimi i pajisjeve është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe kërkoi përgjegjësi për autorët.

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën pk ditë më parë në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit për shkak shpërthimit të menjëhershëm të qindra sinjalizuesve të përdorur nga Hezbollah. Lajmin për të vdekurit dhe të plagosurit e dha Ministria e Shëndetësisë libaneze. Mes viktimave ishin dy luftëtarë të lëvizjes pro-iraniane dhe një vajzë 8-vjeçare./ ZËRI

Poll

MOS HUMB