
SANAA- Izraeli goditi sot objektiva të shumta që lidhen me Huthit në Jemen, ku një prej tyre ishte dhe aeroporti Sanaa. Në momentin e sulmit, ndodhej në aeroport dhe Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai lajmëroi se një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit u plagos dhe dy të tjerë humbën jetën.
“Ndërsa ishim gati të hipnim në fluturimin tonë nga Sana’a, rreth dy orë më parë, aeroporti u bombardua nga ajri. Një nga anëtarët e ekuipazhit të avionit tonë u plagos. Të paktën dy persona u raportuan të vrarë në aeroport. Kulla e kontrollit të trafikut ajror, vetëm pak metra nga vendi ku ishim dhe pista u dëmtuan”, tha ai.
Më tej, drejtori i përgjithshëm i OBSH tha se ekipi i tij do t’i duhet të presë që dëmtimi i aeroportit të riparohet përpara se ata të largohen.
“Unë dhe kolegët e mi të OKB-së dhe OBSH-së jemi të sigurt. Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet, të dashurit e të cilëve humbën jetën në sulm”, tha Ghebreyesus ai.
Our mission to negotiate the release of @UN staff detainees and to assess the health and humanitarian situation in #Yemen concluded today. We continue to call for the detainees' immediate release.
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) December 26, 2024
As we were about to board our flight from Sana’a, about two hours ago, the airport… pic.twitter.com/riZayWHkvf
Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektiva të shumta të lidhura me lëvizjen Houthi të lidhur me Iranin në Jemen të enjten, duke përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar Sanaa dhe tre porte përgjatë bregut perëndimor. Sulmet goditën stacionet e energjisë Hezyaz dhe Ras Kanatib të Jemenit, si dhe infrastrukturën ushtarake në portet e Hodeidah, Salif dhe Ras Kanatib. /ZËRI