Bota

Izraeli reagon pas armëpushimit SHBA-Iran: Mbështesim vendimin, por Libani nuk përfshihet

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, i cili ka ndërmjetësuar negociatat, më parë tha se armëpushimi përfshinte Libanin.

zh.ll
Izraeli reagon pas armëpushimit SHBA-Iran: Mbështesim vendimin, por
foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli ka njoftuar mbështetjen e tij për "vendimin e Presidentit Trump për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë". Megjithatë, duke iu referuar armëpushimit, Izraeli tha se ai "nuk përfshin Libanin". 

Izraeli ka publikuar një deklaratë zyrtare mbi armëpushimin SHBA-Iran, ku thuhet:

“Izraeli ka mbështetur vendimin e presidentit Trump për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë, me kusht që Irani të hapë menjëherë ngushticat dhe të ndalojë të gjitha sulmet ndaj SHBA-ve, Izraelit dhe vendeve në rajon.

Izraeli gjithashtu mbështet përpjekjet e SHBA-ve për të siguruar që Irani të mos përbëjë më një kërcënim bërthamor, raketor dhe terrorist ndaj Amerikës, Izraelit, fqinjëve arabë të Iranit dhe botës.

Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë të përkushtuara për arritjen e këtyre objektivave, të përbashkëta për SHBA-të, Izraelin dhe aleatët rajonalë të Izraelit, në negociatat e ardhshme.”

Armëpushimi dyjavor nuk përfshin Libanin, ka dekaruar Izraeli, ndonëse më herët Pakistani dhe Irani thanë se armëpushimi përfshinte edhe Libanin. Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, i cili ka ndërmjetësuar negociatat, më parë tha se armëpushimi përfshinte Libanin./ZËRI

Poll

MOS HUMB