Bota

KE 'ndryshon mendje': Të hiqen vizat edhe për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Ky propozim i KE-së pritet të “shkrijë” dhe Administratën Koordinuese (Zyrë që merrej me lëshimin e pasaportave për ata që kanë adresë në Kosovë, duke qenë se Serbia e ka marrë liberalizimin e vizave që prej vitit 2009).

E.K
KE 'ndryshon mendje': Të hiqen vizat edhe për shtetasit e
Foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Europian ka propozuar këtë të enjte që përpos për qytetarët e Kosovës, vizat të hiqen edhe për të gjithë ata qytetarë që kanë pasaportë serbe por që jetojnë në territorin e Kosovës. Ky propozim i KE-së pritet të “shkrijë” dhe Administratën Koordinuese (Zyrë që merrej me lëshimin e pasaportave për ata që kanë adresë në Kosovë, duke qenë se Serbia e ka marrë liberalizimin e vizave që prej vitit 2009).

Në propozimin e vet Komisioni Evropian argumenton se tashmë nuk ekzistojnë arsyet për shkak të së cilave ishte vendosur që bartësit e pasaportave të Republikës së Serbisë me vendbanim në Kosovë të mos kenë mundësi të udhëtojnë pa viza, për dallim nga shtetasit e Serbisë me vendbanim në Serbi, raporton REL.

Nga 1 janar i viti 2024 qytetarët e Kosovës pritet të udhëtojnë pa viza në 27 vende të BE-së, të cilat e përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen. Ndërsa, vendimi që edhe bartësit e pasaportave të Serbisë me vendbanim në Kosovë të lëvizin pa viza, do të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në gazetën zyrtare të BE-së./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB