
GAZA- Izraeli vazhdon operacionet e tij ushtarake në të gjithë Rripin e Gazës dhe numri i fëmijëve që vdesin për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit po rritet.
Dy vajza të porsalindura, Wala’ Zeyara dhe Wala’ Samour, vdiqën për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit në Gazën veriore të hënën, shkruan CNN.
“Ky është rezultat i bllokimit të pajisjeve mjekësore dhe furnizimeve nga Izraeli për të hyrë në spital dhe mungesës së mjekëve dhe burimeve mjekësore në departamentin e pediatrisë,” tha mjeku pediatër.
Mjeku tha se spitali "Kamal Adwan" është nën presion të jashtëzakonshëm sepse është i vetmi që mbulon Gazën veriore, teksa shtoi se ka nevojë urgjente për ndihmë humanitare, ushqim dhe furnizime mjekësore./ZËRI