Bota

Kërkon të lidhë 5 kontinente, Meta zbulon planin për ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore në botë

Kompania tha se projekti i ri kabllor do të sigurojë “lidhje lider në industri” në pesë kontinente dhe do të ndihmojë në mbështetjen e projekteve të saj të Inteligjencës Artificiale.

I.F
Kërkon të lidhë 5 kontinente, Meta zbulon planin për
Foto ilustruese

SHBA- Meta ka njoftuar planet për të ndërtuar një kabllo nënujore 50,000 km në të gjithë botën. Gjigandi i teknologjisë tha se Projekti Waterworth, që ka si synim të lidhë SHBA-në, Indinë, Afrikën e Jugut, Brazilin dhe rajone të tjera, do të jetë projekti më i gjatë i kabllove nënujor në botë kur të përfundojë.

Meta, e cila zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ka kërkuar të zgjerojë praninë e saj në teknologji përtej mediave sociale, duke përfshirë inteligjencën artificiale (AI) dhe infrastrukturën që e mbështet atë. Kompania tha se projekti i ri kabllor do të sigurojë “lidhje lider në industri” në pesë kontinente dhe do të ndihmojë në mbështetjen e projekteve të saj të Inteligjencës Artificiale.

“Ky projekt do të mundësojë një bashkëpunim më të madh ekonomik, do të lehtësojë përfshirjen dixhitale dhe do të hapë mundësi për zhvillim teknologjik në këto rajone”, tha Meta.

Kërkon të lidhë 5 kontinente, Meta zbulon planin për
Projekt

Meta në njoftimin e saj lajmëroi se kablloja e "Project Waterëorth", do të vendoset në një thellësi deri në 7000 metra, ndërsa teknika rreth mbrojtjes së kabllove do të përdoren në zona me rrezik të lartë, si afër bregut, për të shmangur dëmtimet nga ankorimet dhe rreziqet e tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB