Bota

“Kështu”, kërcënohet gjyqtarja që dënoi grupin mafioz, i çojnë kokë dhie te banesa

Një kokë dhie e përgjakur, u la para shtëpisë së gjyqtares së Leçes, Maria Francesca Mariano, disa muaj pas disa letrave kërcënuese që kishte marrë

E.K
“Kështu”, kërcënohet gjyqtarja që dënoi
Gjyqtarja

ITALI- Një kokë dhie, e varur në një shkop hekuri, ka qenë kërcënimi që ka marrë një gjyqtare në Itali. Koka e dhisë është gjetur në hyrje të shtëpisë së gjyqtares së Leçes, Maria Francesca Mariano, e cila ka qenë subjekt i kërcënimeve edhe në të kaluarën. Ndaj saj janë shtuar masat e sigurisë, ndërkohë që në letrën me të cilën ishte mbuluar koka e dhisë, ishte shkruar ‘kështu’, duke nënkuptuar se i njëjti fat do të priste dhe vetë gjyqtaren.

Ajo ka njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen, ndërkohë që në mbledhjen e komitetit të rendit dhe sigurisë publike që u mbajt në prefekturën e Leçes, u konstatua se koka e kafshës “është vendosur nga dikush në krye të shkallëve, para derës. Personi në fjalë u largua me shpejtësi nga zona, duke humbur çdo gjurmë”.

“Kështu”, kërcënohet gjyqtarja që dënoi
Koka e dhise

Marianos i ishin dërguar më parë sisa letra në zyrë, të nënshkruara me shkrim dore.

Kërcënimi ndaj gjyqtares besohet të jetë i lidhur me hetimet që çuan në operacionin antimafia në të cilin 22 persona nga klani Lamendola-Cantanna që besohet se ishin pjesë e Sacra Corona Unita u arrestuan më 17 korrik. Së bashku me gjyqtarin Mariano, për shkak të kërcënimeve të marra u mor në  mbrojtje dhe prokurorja e çështjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB