Bota

Kishin fshehur sasi të madhe heroine në një fuçi plastike, arrestohen dy shqiptarë në Greqi (Emrat)

Në pranga 36-vjeçari dhe kunata e tij

E.K
Kishin fshehur sasi të madhe heroine në një fuçi plastike,
fucia plastike

GREQI- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë në Greqi, pasi janë kapur me një sasi prej më shumë se 9 kilogramë kokaine në zonën e Selanikut.

Policia greke kishte marrë informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik.

Ditën e djeshme Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjeçares dhe është ndaluar. Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia.

Është ushtruar kontroll në banesën e saj, ku brenda një fuçie dhe një kutie plastike janë gjetur dhe sekuestruar 18 pako me 9 kg 12 gram heroinë. Gjatë kontrollit të banesës së Kasemit në rrugën “Monastiriou” nr.81, janë gjetur dhe sekuestruar 2 peshore elektronike dhe 2 ngjitesë për paketim.

Ndërkohë që gjatë kontrollit fizik të dy të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë. Kontrolli ka zbuluar se Erion Kasemi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të qëndruar në Greqi.

Poll

MOS HUMB