TEHERAN- Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ka deklaruar se vendi i tij është gati për t’i dhënë fund luftës, por sipas duhet të ketë edhe garanci.
Sipas mediave ndërkombëtare, Pezeshkian ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, ku edhe është shprehur se kërkon garanci edhe për të parandaluar përsëritjen e sulmit.
“Ne kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund konfliktit me kusht që të përmbushen kushtet e nevojshme, në veçanti garancitë e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e sulmit”, tha Pezeskian.
SHBA-të dhe Izraeli nisën atë që e përshkruan si një sulm parandalues kundër Iranit më 28 shkurt, duke pretenduar se Teherani po zhvillonte një armë bërthamore dhe po paraqiste një kërcënim - një akuzë që Irani e ka mohuar. Në përgjigje, Irani nisi kundërsulme, duke qëlluar raketa dhe dronë drejt Izraelit, si dhe ndaj aseteve amerikane dhe objektivave të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme./ZËRI