BRUKSEL- Sekretari i Përgjitshëm I NATO-s, Mark Rutte u shpreh se forcat e NATO-s nuk do të përfshihen në konfliktin në Lindjen e Mesme. I pyetur nga BBC, Rutte u shpreh se kjo është një fushatë që po udhëhiqet nga amerikanët dhe izraelitët.
Ai shtoi se “ajo që po shohim tani është se aleatët dhe miqtë e NATO-s në rajon janë nën sulme pa dallim nga Irani, kështu që ata po bëjnë çmos në këtë situatë”.
Po ashtu, ai shtoi se Evropa 'mbështet absolutisht' veprimin e SHBA-së në Iran. I pyetur më tej nga BBC nëse ishte në dijeni paraprakisht për sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit, Rutte u shpreh se nuk i diskuton publikisht këto detaje. Megjithatë, ai shtoi se ka pasur "shumë biseda" me zyrtarë amerikanë dhe se Uashingtoni dhe NATO "koordinohen ngushtë".
Fushata e përbashkët ushtarake SHBA-Izrael e nisur të shtunën ka vrarë disa zyrtarë të lartë iranianë, përfshirë Udhëheqësin Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë vendet e Gjirit. Gjatë operacionit 4 ushtarë amerikanë janë vrare./ZËRI