ANKARA- Turqia ka nisur bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Lajmi u bë i ditur sot nga ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan. Fidan shprehet se kjo luftë duhet të marrë fund sa më shpejt dhe se Turqia po angazhohet që të bisedojë me palët e përfshira.
“Kemi përjetuar momentet më intensive të luftës në ditët e fundit. Pyetja është, çfarë shansesh ka për negociata dhe në ç’masë është e mundur? Kjo luftë duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur… Po flasim me palën iraniane dhe po flasim me palën amerikani”, tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara së bashku me homologun e tij gjerman Johann Ëadephul.
SHBA-të dhe Izraeli nisën atë që e përshkruan si një sulm parandalues kundër Iranit më 28 shkurt, duke pretenduar se Teherani po zhvillonte një armë bërthamore dhe po paraqiste një kërcënim - një akuzë që Irani e ka mohuar. Në përgjigje, Irani nisi kundërsulme, duke qëlluar raketa dhe dronë drejt Izraelit, si dhe ndaj aseteve amerikane dhe objektivave të tjera në të gjithë Lindjen e Mesme./ZËRI