
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden paralajmëroi sot se SHBA nuk mund t'i "kthejë shpinën" Ukrainës tani, pasi një paketë ndihme prej 60 miliardë dollarësh për Kievin mbetet e bllokuar në Kongres pasi ligjvënësit republikanë refuzojnë ta diskutojnë .
"Ne nuk mund ta kthejmë shpinën tani", tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë në prag të dyvjetorit të fillimit të luftës. Biden tha gjithashtu se së shpejti do të bisedojë për çështjen e Rusisë me liderët e tjerë të vendeve të G7, si dhe me udhëheqjen e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Presidenti amerikan pritet të marrë pjesë nesër të shtunën në videokonferencën me liderët e G7 dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Më herët gjatë ditës së sotme, qeveria amerikane vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, si për luftën në Ukrainë, ashtu edhe për vdekjen e liderit të opozitës Alexei Navalny./ZËRI