Bota

Kosova në pritje të Presidentit të ri! Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet me votë nga populli

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se ka paraqitur në Kuvend kërkesën për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e drejtëpërdrejtë me votë nga populli të Presidentit të Kosovës. 

zh.ll
Kosova në pritje të Presidentit të ri! Osmani: Kryetari i shtetit
Vjosa Osmani

KOSOVË- Në prag të skadimit të afatit, Vjosa Osmani ka kërkuar që Presidenti i Republikës së Kosovës të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani bën të ditur se ka paraqitur në Kuvend kërkesën për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e drejtëpërdrejtë me votë nga populli të Presidentit të Kosovës. Osmani ftoi të gjitha subjektet politike në Kosovë që të votojnë ndryshimet në Kuvend.

Njoftimi:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Deputetët kanë afat deri në mesnatë për të votuar një emër për President. Teksa dje pritej që Kuvendi të mblidhej në seancë për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njotoi për mediat se zgjedhja e presidentit nuk mund të zhvillohet nëse nuk ka dy kandidatë në garë. Ajo theksoi se seanca duhet të mbahet vetëm kur të jenë propozuar të paktën dy kandidatë nga deputetët, në përputhje me Kushtetutën. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet brenda afatit, Kosova do të përballet me një tjetër ngërç politik. Nëse nuk arrihet zgjedhja e presidentit të ri brenda tri raundeve, vendi do të shpallë zgjedhje të parakohshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB