Bota

Kritikat e Trump ndaj Zelenskyyt, Scholz dhe Starmer mbështesin presidentin ukrainas: U zgjodh në mënyrë demokratike!

Starmer përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

I.F
Kritikat e Trump ndaj Zelenskyyt, Scholz dhe Starmer mbështesin presidentin
Donald Trump dhe Vladimir Zelenskyy

LONDËR- Pas komenteve të presidentit të SHBA-ve Donald Trump që e cilësoi si një diktator homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zelenskyyn. Starmer përsëriti mbështetjen e tij për përpjekjet e udhëhequra nga SHBA për të arritur një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Kryeministri shprehu mbështetjen e tij për Presidentin Zelensky si udhëheqësin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës dhe tha se ishte krejtësisht e arsyeshme të pezulloheshin zgjedhjet gjatë kohës së luftës, siç bëri Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha në një deklaratë Downing Street.

Më herët edhe kancelari gjerman Olaf Scholz tregoi mbështetjen ndaj Zelenskyy-t.

“Është e gabuar dhe e rrezikshme t’i mohosh Presidentit Zelensky legjitimitetin e tij demokratik. Ajo që është e saktë është se Zelenskyy është kreu i zgjedhur i shtetit të Ukrainës… Fakti që zgjedhjet e duhura nuk mund të mbahen në mes të luftës reflektohet në kushtetutën dhe ligjin zgjedhor të Ukrainës”, tha kancelari gjerman.

Trump sulmoi Zelenskyn duke e cilësuar si një “diktator” dhe duke thënë se kishte bindur SHBA që të shpenzonte miliarda dollarë për të nisur një luftë që nuk do ta fitonte kurrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB