Bota

'Kriza të reja në Ballkan'/ Stoltenberg hedh poshtë paralajmërimet e Zelenskyy-t

Nga Shkupi ku u takua me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Stoltenberg tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk sheh ndonjë kërcënim nga Rusia.

E.K
'Kriza të reja në Ballkan'/ Stoltenberg hedh poshtë
Jens Stoltenberg

SHKUP- Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg ka hedhur poshtë paralajmërimet e bëra më herët nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy për “kriza të reja” në Ballkan. Nga Shkupi ku u takua me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Stoltenberg tha se Aleanca e Atlantikut të Veriut nuk sheh ndonjë kërcënim nga Rusia.

Këtë besim Stoltrenberg ia jep fakti që NATO ka një prezencë ushtarake në Ballkan dhe se Aleanca është e përgatitur për të bërë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi.

Jens Stoltenberg: Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi. Siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësi të veçantë për NATO-n.

Jens Stoltenberg u ndal në Shkup pas ndalesës që bëri në Serbi ku u takuan me Presidentin Aleksandër Vuçiç./

Çfarë deklaroi Zelenskyy?

Volodymyr Zelenskyy: Kini kujdes Ballkanit. Më besoni, po marrim informacione: Rusia ka një plan të gjatë, Lindja e Mesme, do të jetë Ballkani, të paktën, nëse shtetet e botës nuk bëjnë asgjë tani, do të ketë një shpërthim të tillë, përsëri./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB