Bota

"Kukulla" nxorri në pritë edhe ishin e saj! Arrestohet gruaja më e “rrezikshme” në Kolumbi

Mes viktimave të 23-vjeçares ishte edhe ish-partneri i saj, Davy Jesus, i cili u vra korrikun e kaluar në një pritë në zonën e Piedequesta.

k.m.
"Kukulla" nxorri në pritë edhe ishin e saj! Arrestohet
La Muñeca

KOLUMBI- Karen Julieth Ojeda Rodríguez, e njohur për autoritetet lokale si "La Muñeca" ("Kukulla") është arrestuar nga Policia kolumbiane pasi akuzohet për një seri vrasjesh të bëra për llogari të kriminale "Los. de la M". Mes viktimave të 23-vjeçares ishte edhe ish-partneri i saj, Davy Jesus, i cili u vra korrikun e kaluar në një pritë në zonën e Piedequesta.

ARRESTIMI ME VIDEO: 


Ojeda Rodriguez, e konsideruar nga disa si vrasësja më e rrezikshëm në rajonin Santander, u arrestua së bashku me dy persona të tjerë në kuadër të një operacioni policor. Të arrestuarve iu gjetën disa armë zjarri që u dërguan për analiza balistike. Një prej të arrestuarve është "Leopoldo",  një nga personat më të besuar të të resë. Sipas informacioneve që dihen deri më tani për aktivitetin e 23-vjeçares, e reja kishte nisur të zgjeronte aktivitetin e saj kriminal, duke marrë një rol drejtues në një rrjet vrasësish që përhapnin terrorin në zonë.

Prita ndaj ish-partnerit

Vrasja e ish-partnerit të saj, Davy Jesus, tregon se sa e pamëshirshme ishte 23-vjeçarja. Jesus mori një telefonatë nga Ojeda Rodriguez, e cila i kërkoi të takohej për të zgjidhur një mosmarrëveshje financiare. Por në fakt, në vendin ku lanë takim, i dolën para dy persona me motor që e qëlluan për vdekje. Dyshohet se kjo vrasje është porositur nga vetë "kukulla". E reja, e cilësuar si një “ekzekutuese e rrezikshme” nga gazetari spcialist Jacobo Solano Cerchiaro, dyshohet se drejtonte një rrjet kriminal të specializuar në pastrimin e parave të vendosura nga aktivitetet e paligjshme.

Në shërbim të "Los de la M"

Sipas autoriteteve kolumbiane, gruaja punon për bandën kriminale të njohur si Los de la M, e cila aktualisht po lufton me organizata të tjera rivale në rajon për kontrollin e paligjshëm të territoreve dhe trafikun e drogës. "La Muñeca" luajti një rol kyç në koordinimin e vrasjeve selektive të urdhëruara nga rrjeti kriminal, i drejtuar nga John Jairo Fernández Portala Marihuano, i cili është aktualisht në burg. 

Dhuna në Santander

Arrestimi i Ojeda Rodríguez rikthen në plan të parë problemin e rritjes së dhunës në Santander, zonë që regjistron një vrasje çdo tre ditë. 30 vrasje u regjistruan vetëm në tremujorin e parë të vitit 2024. Këto krime kryhen kryesisht në kontekstin e "largimit të hesapeve" nga bandat./ZËRI

Poll

MOS HUMB