KOSOVË- Shefqet Krasniqi, ish-ushtar i UÇK-së humbi jetën mbrëmjen e djeshme, teksa u gjet i pajetë në një automjet të shkrumbuar nga zjarri.
Dyshimet e para lidheshin me një vetëvrasje, megjithatë, me urdhër të prokurorit të rastit cilësohet “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pa jetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.
Ndërsa kanë kaluar disa orë, në media u bë i ditur identifikimi i viktimës. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. /ZËRI
Poll