Bota

Kush është Victoria Starmer, zonja e parë e Britanisë së Madhe/ Nga misteri për jetën private, te pub-i i preferuar në Londër

Zonjës së parë të Britanisë së Madhe i pëlqen të ruajë privatësinë, aq sa edhe për ditëlindjen e saj ka dyshime

E.K
Kush është Victoria Starmer, zonja e parë e Britanisë
Keir dhe Victoria Starmer

LONDËR- Dihet shumë pak për të: miqtë kujtojnë se ajo ka një fiksim për të mbajtur jetën e saj private, ndërkohë që edhe mosha e saj nuk dihet zyrtarisht (lindur në 1973 ose 1974). Victoria Starmer, Zonja e Parë e re e Britanisë së Madhe, përfundimisht nuk i pëlqen të shfaqet apo të jetë në qendër të vëmendjes.

Kush është Victoria Starmer, zonja e parë e Britanisë

E angazhuar në fushën e kujdesit shëndetësor, kur takoi bashkëshortin e saj Keir, ndërsa punonte si avokate. Ndër pasionet e saj është sigurisht një pijetore historike në Londër, The Pineapple në Kentish Toën, ku e kalon kohën e lirë me bashkëshortin dhe dy fëmijët adoleshentë. Po ashtu në këtë vend ajo është njohur me bashkëshortin aktual, kryeministrin e zgjedhur të Britanisë së Madhe, Keir Starmer.

Kush është Victoria Starmer, zonja e parë e Britanisë

E lindur në një familje të pasur, babai i saj kontabilist me origjinë polake-hebreje, Victoria Starmer ndoqi një shkollë private për vajza derisa mori kualifikimin e saj si avokate. Ajo ka bërë pak dalje publike, ndërkohë që njihet dhe për stilin e saj të thjeshtë në të veshur. Xhinset janë veshja e saj e preferuar.

Kush është Victoria Starmer, zonja e parë e BritanisëKush është Victoria Starmer, zonja e parë e Britanisë

Ajo e do stilin casual dhe ata që e njohin zbulojnë preferencën e saj, veçanërisht për xhinset./ZËRI 

Poll

MOS HUMB