Bota

Lëndë plasëse në makinë, FBI rrethon banesën e 20-vjeçarit që qëlloi mbi Trump, dyshime mbi babain e tij

Arma dyshohet se është blerë nga babai i të riut 6 muaj më parë

E.K

Lëndë plasëse në makinë, FBI rrethon banesën e

SHBA- Të tjera detaje janë mësuar për autorin e dyshuar të atentatit ndaj ish-presidentit, Donald Trump.

Hetuesit kanë raportuar se materiale për prodhimin e bombave janë gjetur brenda automjetit që ai përdorte dhe në banesën e tij.

FBI e ka identifikuar publikisht personin e armatosur si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Autoritetet thonë se ai qëlloi të disa herë nga çatia e një ndërtese jashtë vendit të tubimit përpara se të vritej nga agjentët e Shërbimit Sekret.

Arma që dyshohet se është përdorur nga personi i armatosur ishte e babait të tij, raporton Associated Press.

Zyrtarët besojnë se arma e përdorur për të qëlluar ndaj Donald Trump është blerë nga babai i Thomas Crook. Duke folur në kushte anonimiteti, dy oficerë i thanë AP se babai i Crooks kishte blerë një armë të paktën gjashtë muaj më parë.

Ndërkohë shtëpia e tij është rrethuar nga policia, ndërsa po ashtu edhe lagjja, teksa bizneset janë mbyllur.

Poll

MOS HUMB