Bota

Lufta në Ukrainë/ NATO-ja po ndryshon rregullat e lojës, Stoltenberg: Ka ardhur koha!

Stoltenberg, në fakt, reagoi ndaj thirrjes së fundit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për t'i lejuar ata të përdorin armë perëndimore, por Shtëpia e Bardhë reagoi kundër.

k.m.
Lufta në Ukrainë/ NATO-ja po ndryshon rregullat e lojës,
Foto ilustruese

BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje anëtarëve të aleancës që të lejojnë Kievin të përdorë armët që merr për të mbrojtur territorin. Në një intervistë për "The Economist", ai tregoi se pasi kjo çështje është diskutuar për një kohë të gjatë, një muaj më parë Britania e Madhe "i dha leje" Kievit që të përdorë armët e saj për sulme ndaj objektivave ushtarake në Krime dhe Rusi.

Stoltenberg, në fakt, reagoi ndaj thirrjes së fundit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për t'i lejuar ata të përdorin armë perëndimore, por Shtëpia e Bardhë reagoi kundër.

John Kirby, koordinator i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, përsëriti se SHBA-të nuk e mbështesin idenë e përdorimit të armëve që ato japin për të sulmuar objektivat brenda Rusisë.

Por pas sulmit të sotëm në Kharkiv, tanimë NATO-ja po e shqyrton këtë mundësi.

"Është koha që NATO të diskutojë nëse duhet të zbatojë qëndrimin e saj në lidhje me përdorimin e armëve që i kanë furnizuar Ukrainës,"-vuri në dukje Stoltenberg. Sipas tij, duhet të mbahet mend se ky është agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, ndaj Ukraina ka të drejtë të mbrohet.

"Kjo përfshin sulmet ndaj objektivave në territorin rus".

Megjithatë theksoi se NATO "nuk do të marrë pjesë në konflikt". Por Stoltenberg paralajmëroi Rusinë se NATO mund t'i referohet nenit 5, i cili flet për mbrojtjen kolektive - në rast të një sulmi kibernetik rus në një nga vendet e Aleancës. Lidhur me deklaratat e tij, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se kjo metodë e re e të vepruarit mund të çoj në një përshkallëzim të konfliktit./ZËRI

Poll

MOS HUMB