Bota

Rreth 5 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës që prej nisjes së luftës

Sipas saj, referuar shifrave zyrtare 4.9 milionë njerëz janë regjistruar si të zhvendosur brenda vendit.

E.K
Rreth 5 milionë njerëz të zhvendosur brenda Ukrainës që
Foto ilustruese

UKRAINË- Rreth pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në pjesë të tjera të vendit që prej fillimit të luftës. Lajmi u bë me dije nga Iryna Vereschuk, zëvendëskryeministrja e Ukrainës. Sipas saj, referuar shifrave zyrtare 4.9 milionë njerëz janë regjistruar si të zhvendosur brenda vendit.

Ndërkoë që i lartë mbetet dhe numri i atyre që janë larguar jashtë Ukrainës që në nisje të luftës në shkurt të vitoit 2022. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë më herët se rreth 6.2 milionë ukrainas kanë ikur jashtë vendit qoftë përkohësisht, apo përherë, shkruan REL.

Nuk ka pasur lëvizje të mëdha të njerëzve së fundmi, tha Vereshchuk, duke shtuar se disa prej të zhvendosurve ishin kthyer nëpër shtëpitë e veta gjatë një periudhe gusht-nëntor. Kjo përputhet me zhvillimet e gjendjes ushtarake në terren, ku frontet në lindje dhe në jug kanë mbetur kryesisht të pandryshueshme./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB