
Rusia po kremton sot një ditë zie kombëtare pas masakrës në një sallë koncertesh në Moskë, sulmi më vdekjeprurës në tokën ruse në dy dekada, të cilin e mori përsipër grupi Shteti Islamik.
"I gjithë vendi mban zi me ata që humbën të dashurit në këtë tragjedi çnjerëzore," raportoi transmetuesi publik rus Rossia 24 këtë mëngjes
Persona të armatosur me uniforma kamuflazhi sulmuan sallën e koncerteve Crocus City Hall të premten mbrëma dhe filluan të qëllonin pa dallim mbi turmën me armë automatike dhe hodhën materiale ndezëse, duke i vënë flakën vendit të ngjarjes, thanë autoritetet, në një sulm që vrau të paktën 133 njerëz.
Duke denoncuar një akt "terrorist barbar", presidenti rus Vladimir Putin u zotua në një fjalim televiziv dje se përgjegjësit do të ndëshkohen. Katër “qytetarët e huaj” u arrestuan në rajonin Bryansk, i cili kufizohet me Ukrainën dhe Bjellorusinë, sipas autoriteteve ruse.
Sulmi, i cili ndodhi në sallën e koncerteve në Krasnogorsk, në veriperëndim të kryeqytetit rus, është më vdekjeprurësi në Rusi në gati dy dekada dhe më i përgjakshmi i pretenduar nga Shteti Islamik (ISIS), në Evropë. Numri i të vdekurve sot në mëngjes u rrit në 133 dhe të plagosurve në 152, sipas Ministrisë ruse të Emergjencave.
Shteti Islamik, të cilin Rusia po e lufton në Siri dhe që është gjithashtu aktiv në Kaukazin rus, ka kryer sulme të tjera në vend që nga fundi i viteve 2010. Megjithatë, grupi xhihadist nuk ka marrë kurrë përgjegjësinë për një sulm të tillë atje.
Në një nga llogaritë e tij në Telegram, Shteti Islamik njoftoi qysh të premten mbrëma se sulmi u krye nga katër anëtarë të tij dhe se ai u krye "në kontekstin të luftës që është ndezur" kundër organizata dhe “vendet që po luftojnë Islamin”./ZËRI