Bota

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, kapet 32-vjeçari turk, i nxorri në pritë me SMS: Dilni se ju zbuluan

Dyshimet se personi në fjalë kishte lidhje me ekzekutimin e shumëfishtë u përforcua edhe pas marrjes në pyetje të banorëve të zonës, të cilët tregonin se turkun e kishin parë me një prej gjashtë personave që mbetën viktima të sulmit.

F.m
Masakra me 6 të vrarë në Greqi, kapet 32-vjeçari turk, i
Baris Boyun dhe viktimat

GREQI- Policia greke ka vënë një pranga një 32-vjeçar turk që dyshohet se ka nxjerrë në pritë gjashtë personat e ekzekutuar në masakrën e 11 shtatorit në Athinë. Protothema shkruan se i riu turk është kapur teksa tentonte të largohej nga Greqia në drejtim të Turqisë. Ai u ndalua në kufi ku gjatë kontrollit iu gjetën armë zjarri, 4 gëzhoja 9 mm dhe 2 karta identiteti të falsifikuara.

Dyshimet se personi në fjalë kishte lidhje me ekzekutimin e shumëfishtë u përforcua edhe pas marrjes në pyetje të banorëve të zonës, të cilët tregonin se turkun e kishin parë me një prej gjashtë personave që mbetën viktima të sulmit. Media turke, Yeni Safak shkruan se gjashtë turqit, të njohur si bashkëpunëtorë të mafiozit Baris Boyun u nxorrën në pritë me anë të një mesazhi që dyshohet se u ka dërguar 32-vjeçari i arrestuar sot, emri i të cilit nuk është publikuar ende.

“Pozicioni yt është zbuluar, dil menjëherë nga shtëpia, do të të vrasin,”- ka qenë mesazhi që mbërriti në telefonin e njërit prej të viktimave që bëri që të gjithë të braktisnin apartamentin e marrë me qira në Lutsa, Athinë, për të qëndruar larg syrit të rivalëve.

Mirëpo, vetëm dy kilometra larg banesës, ranë në pritën e përgatitur dhe mbetën të vrarë. Automjeti me të cilin ata udhëtonin ishte me targa gjermane false dhe i përket një shtetasi rumun, i cili ua kishte dhënë viktimave. Hetimet vijojnë dhe rumuni, pronari i automjetit është gjithashtu një prej të dyshuarve.

Sipas ekspertizave mjeko-ligjore, vrasësit e gjashtë turqve kanë përdorur katër armë zjarri, dy prej të cilave pistoletë. Viktimat janë identifikuar si: Doruk Ersu Büyüktunç, Abdurrahman Tekrü, Ömer Kanza, Ozan Kaan Tozlu, Barış Çağan dhe Burak Tahmaz. 

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, kapet 32-vjeçari turk, i
Doruk Ersu Büyüktunç, Abdurrahman Tekrü, Ömer Kanza, Ozan Kaan Tozlu, Barış Çağan dhe Burak Tahmaz. 

Në celularët e viktimave janë gjetur mesazhe të shkruara në gjuhën turke. Grupi hetimor po analizon përmbajtjen e tyre për të përcaktuar se me kë kanë folur dhe për çfarë, biseda që mund të hedhin dritë mbi masakrën e ndodhur.

Viktimat kishin ngritur një grup kriminal që vepronte në vendet e BE-së, por jo në Greqi. Ata njiheshin si bashkëpunëtorë të ngushtë të mafiozit turk, Baris Boyun.

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, kapet 32-vjeçari turk, i
Baris Boyun

Ngjarja duket se nuk do të ndalet me kaq, pasi në një profil në Tik Tok është postuar një foto ku shihen 6 personat e ekzekutuar, duke lënë edhe një mbishkrim: Ne hakmerremi!

Masakra me 6 të vrarë në Greqi, kapet 32-vjeçari turk, i
Postimi
Poll

MOS HUMB