Bota

Mbi 2 orë intervistë! Çfarë i tha Trump-Elon Musk: Zelenskyy? Shumë i nderuar! Biden, fytyrë budallaqe

Gjatë më shumë se 2 orëve intervistë, Trump fyeu kundërshtarët politikë; psh. për Joe Biden tha se ka një “fytyrë budallaqe”.

k.m.
Mbi 2 orë intervistë! Çfarë i tha Trump-Elon Musk:
Elon Musk dhe Donald Trump

SHBA- Donald Trump, ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet e nëntorit dha mbrëmë një intervistë të shumëpritur në rrjetin social "X". Intervistuesi ishte Elon Musk. Bashkëbisedimi, i cili u përcoll vetëm si audio zgjati më shumë se dy orë dhe në një moment kishte më shumë se 1.3 milionë dëgjues. Gjatë më shumë se 2 orëve intervistë, Trump fyeu kundërshtarët politikë; psh. për Joe Biden tha se ka një “fytyrë budallaqe”.

Megjithëse Musk, i cili është CEO i prodhuesit të makinave elektrike "Tesla", u përpoq ta shtyjë Trump që të vepronte kundër ndryshimeve klimaterike (tek e cila Trump thotë se nuk beson, në të vërtetë nuk pati asnjë efekt te ish-kreu i Shtëpia e Bardhë.

"Kjo nuk është bota ime," - tha Trump për risitë në fushën e energjisë.

Musk si intervistues u ndal edhe tek atentati gjatë fushatës në Pensilvani më 13 korrik. Të dy e nisën bisedën duke kujtuar atë ngjarje dhe u ndalën në pyetjen nëse Shërbimi Sekret mund të kishte parandaluar atentatin. Trumpu mburr gjatë intervistës se "emigrimi i paligjshëm i shpëtoi jetën", pasi ktheu kokën nga ekrani, lëvizje që i shpëtoi jetën pasi plumbi i preku vetëm veshin. 

Gjatë intervistës fillimisht dukej se Trump po flirtonte me idenë për t'i dhënë fund ndihmës së SHBA-së për Ukrainën, por në një moment papritmas lëvdonte presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy duke e cilësuar si një njeri "shumë të nderuar". 

"Ai u soll me shumë nderim ndaj meje, sepse kur ata (demokratët) filluan me historinë për manipulimet ruse (të zgjedhjeve presidenciale në SHBA) dhe kur thanë se kisha një bisedë telefonike me të, ai më telefonoi dhe më mbështeti,"- tha Trump. Më pas zbuloi se ka folur edhe një herë tjetër muajin e kaluar me presidentin, duke shënuar komunikimin e tyre të parë që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë.

Në fund të intervistës, Trump i tha Kamala Harris, nënpresidentes së SHBA-së që zëvendësoi Biden në garën presidenciale si kandidate e Partisë Demokratike, se në kopertinën e revistës Time ajo dukej si "aktorja më e bukur ndonjëherë". Më pas e akuzoi se i kishte vjedhur idenë.

"Papritur Harris po thotë se nuk do të ketë taksë bakshish. Unë e premtova këtë disa muaj më parë,"- tha ai.

Musk u vetëofrua të merrte një rol në administratën Trump

Ish-presidenti dhe miliarderi folën gjatë për emigrantët. Musk, i cili ka thënë se SHBA-ja duhet të frenojë imigracionin e paligjshëm, tregoi përvojën e tij duke udhëtuar në kufirin jugor, duke thënë se njerëzit që ai pa "nuk dukeshin miqësorë". Kështu në bisedë e sipër u vetëofrua për të marrë një rol në administratën e Donald Trump. Si qëllon do të ketë ndihmën për të frenimin e shprenzimeve të tepërta. 

"Unë mendoj se do të ishte mirë të kishim një komision qeveritar për efikasitetin. Dua thjesht të sigurohem që paratë e taksapaguesve, paratë e fituara me vështirësi të taksapaguesve po shpenzohen në një mënyrë të mirë. Do të isha i lumtur që të ndihmoja,"-tha Musk. 

Trump u përgjigj se do të ishte i lumtur të kishte Musk në ekipin e tij, por nuk i bëri asnjë propozim të veçantë.

Trump fajësoi Biden për inflacion të madh

Trump tha se inflacioni, së bashku me situatën në kufi, është ajo për të cilën njerëzit shqetësohen më shumë.

"Njerëzit duan të dëgjojnë për ekonominë dhe faktin se nuk mund të blejnë ushqime. Inflacioni i ka vrarë,"-tha ai. Ai fajësoi Biden për krizën e inflacionit që gjymtoi shumë amerikanë. Inflacioni në SHBA arriti në 9.1 për qind në vitin 2022, norma më e lartë vjetore në më shumë se 40 vjet.

"Unë mendoj se kemi inflacionin më të keq në 100 vitet e fundit. Ata thonë se inflacioni më i keq në 48 vjet. Nuk e besoj", theksoi Trump.

Ish-presidenti Trump kritikoi Kaliforninë dhe lavdëroi Teksasin si një terren të përshtatshëm për të bërë biznes, duke përmendur kompaninë energjetike 'Chevron' zhvendosi selinë e saj nga Kalifornia në Huston.

"Të pashë që u largove nga Kalifornia dhe u transferuat në Teksas. Teksasi po bën një punë të shkëlqyer,"- i tha Trump-Musk.

Musk njoftoi muajin e kaluar se dy nga kompanitë e tij, SpaceX dhe X, të njohura më parë si Tëitter, do të zhvendoseshin gjithashtu në Teksas.

Musk mbrojti industrinë e naftës dhe gazit

Trump përsëriti pretendimin e tij se ai do të mbyllte Departamentin e Arsimit nëse rizgjidhet president. Ai premtoi të kthejë arsimin në shtete, duke parashikuar se të paktën 35 shtete do të kenë një menaxhim të shkëlqyer arsimor. Gjatë intervistës, Musk mbrojti industrinë e naftës dhe gazit, duke argumentuar se një rritje e konsiderueshme e dioksidit të karbonit mund të vështirësojë frymëmarrjen, por se nuk është e nevojshme të zvogëlohet niveli i emetimeve të gazrave serrë për dekada.

Musk tha se Zëvendëspresidentja Kamala Harris është "e majta ekstreme", ndërsa Trump e quajti atë një "të çmendur të krahut të majtë radikal".

Në përfundim të bisedës, Trump e quajti Musk një "djalë të mahnitshëm" dhe një "frymëzim të madh", duke shtuar se do të takoheshin sërish. Ky ishte rikthimi i parë i Trump në X./ZËRI

Poll

MOS HUMB