KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi mbi 300 qytetarë të Kosovës janë bllokuar nga Serbia në kufi me Kroacinë. Në një reagim në “X”, Kurti shprehet se Serbia po hakmerret një ditë pasi Asambleja Parlamentare votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“Një ditë më pas Asambleja Parlamentare votuan pro anëtarësimit të Kosovës në KiE , Serbia hakmerret kundër civilëve. Që nga mëngjesi i sotëm, mbi 300 qytetarë tanë, përfshirë fëmijë janë mbajtur arbitrarisht në kufi, janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi. Një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!”,-shkruan Kurti.
Rreth 300 qytetarë të Kosovës, janë bllokuar në kufirin mes Kroacisën dhe Serbisë, për shkak se autoritetet e Beogradit zyrtar nuk lejojnë kalimin e tyre. Rasti është konfirmuar nga sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, i cili tha se qytetarët po mbahen ‘peng’ që prej mesnatës. Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se qytetarët që po vinin në drejtim të Kosovës, përveç Serbisë, janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te Dheu i Bardhë. Ata nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.
/ZËRI