
SHBA- Presidenti Donald Trump do të rihapë dhe zgjerojë 'Alcatrazin', ish-burgun famëkeq, i cili ndodhet në një ishull pranë San Franciskos, i cili ka qenë i mbyllur për më shumë se 60 vjet. Kriminelët më “të dhunshëm” mund të dërgohen atje.
“Për një kohë shumë të gjatë, Amerika është përballur me një plagë kriminelësh, të egër, të dhunshëm, recidivistësh, llumin e shoqërisë që nuk sjellin asgjë tjetër përveç mjerimit dhe vuajtjes. Kjo është arsyeja pse sot kam urdhëruar Byronë e Burgjeve, si dhe Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që të rihapin, zgjerojnë ndjeshëm dhe rindërtojnë Alcatrazin për të strehuar kriminelët më të rrezikshëm dhe të dhunshëm të Amerikës”, u shpreh Trump.
Ai deklaroi gjithashtu në të njëjtin postim se qeveria e tij nuk do të mbahet “peng” nga gjyqtarët që e pengojnë atë të deportojë “kriminelë” dhe “banditë” që “erdhën në vendin tonë ilegalisht” – pa shpjeguar nëse, apo çfarë, urdhri i tij për të rihapur këtë burg ka të bëjë me politikën e tij anti-imigracion.
Në burgun e Alkatrazit, dikur mbaheshin bosët e mafias, më i njohuri Al Capone dhe George “Mitralioz” Kelly. Burgu u mbyll në vitin 1963 për shkak të infrastrukturës së rrënuar dhe kostove të larta të riparimit dhe furnizimit të objektit të ishullit, sepse gjithçka, nga karburanti te ushqimi, duhej të sillej me anije. Ishulli Alcatraz është tani një vend i rëndësishëm turistik që operohet nga Shërbimi i Parkut Kombëtar dhe është një Monument Historik Kombëtar i caktuar./ZËRI