
NAJROBI – Mbreti Charles, përpara një auditori në Najrobi të Kenias, deklaroi se ndjen keqardhje për gabimet e Perandorisë Britanike.
Charles ka pranuar publikisht se Britania gaboi në raport me Kenian, gjatë lëvizjeve për pavarësi të shtetit kenian.
Megjithatë, mbreti nuk ka kërkuar falje zyrtarisht për abuzimet në të kaluarën, gjë të cilën e kishin kërkuar shumë aktivistë.
Gjatë vizitës së tij në Kenia, Mbreti Charles deklaroi se ndjen pikëllim të thellë për gabimet e së kaluarës.
Ai shtoi se shpreson se do të takojë të gjithë ata persona, që janë pasardhës të të prekurve nga abuzimet koloniale. Mbreti shtoi se ndjen dhimbjen e tyre.
Një ditë më parë, presidenti gjerman Frank Ualter Stainmeier, gjatë një vizite në Tanzani, kërkoi falje për gabimet e Gjermanisë, gjatë kohës që Tanzania ishte koloni e shtetit gjerman./Zëri.ai/