
JERUZALEM - Në kopshtin e shtëpisë së tij në Izraelin qendror, mes palmave të lagura në diellin e mëngjesit, Yoni Asher tregon një video në telefonin e tij.
Janë pamjet dy vajzave të tij të vogla, të ulura në një shtrat. Ata po këndojnë “Happy Birthday”. Razi, më e madhja, me flokë të gjata të çelura, është vetëm katër vjeçe. Motra e saj Aviv, me flokët më të errët është vetëm dy vjeçe.
“Këtë e kanë bërë për ditëlindjen time në korrik”, thotë Yoni. Por pas katër muajsh, 37-vjeçari është vetëm në shtëpi.
Së bashku me nënën e tyre Doron, ata u morën më 7 tetor në sulmin e pashembullt ndërkufitar të Hamasit. Ata mendohet se janë ndër më të vegjëlit, nga 240 pengjet që mbahen në Gaza.
“Vajzat e mia kishin qenë duke vizituar gjyshen e tyre për pushime në Nir Oz”, thotë Yoni.
Kibuci izraelit ndodhet vetëm dy milje larg Gazës. Ishte një nga komunitetet më të prekura nga sulmi. Një në katër prej atyre që jetonin në enklavë besohet se janë vrarë ose rrëmbyer nga Hamasi.
Yoni nuk ishte me familjen e tij atë ditë. Ai kishte qenë në punë, njëqind milje larg. Konfirmimi i parë që familja e tij ishte rrëmbyer nga Hamasi erdhi në një video, të postuar në TikTok nga brenda Gazës. Yoni e tregon me detaje atë ditë.
Në videon prej pesë sekondash, ju mund të shihni gruan e tij Doron, ende në rrobat e saj të natës që merret me një karrocë, rrethuar nga njerëz të armatosur të Hamasit.
Razi u mor peng atë ditë, veshur me një fustan veror rozë. "Kjo është dora e Avivit," thotë Yoni, duke treguar pesë gishtat e vegjël, duke u shtrirë drejt nënës së saj.

Kjo ndodhi më shumë se tre javë më parë. Yoni që atëherë nuk ka parë apo dëgjuar për familjen e tij. Gjyshja e vajzave të vogla, Efrat Katz, është gjetur e vdekur. Është zhdukur edhe partneri i saj, Gadi Mozes, që thuhet se është rrëmbyer.
“E vetmja mënyrë për ta përshkruar këtë që më ka ndodhur është ferri”, thotë Yoni. “Ky është përkufizimi i ferrit. Si mund të ha kur nuk e di se çfarë ha familja ime? Si mund të fle kur nuk e di nëse janë në të ftohtë apo janë në të nxehtë?
Si baba, nëse i keni parë ndonjëherë fëmijët tuaj duke kërcyer në shtrat ose në divan, shqetësoheni se do të bien në kokë. Pra, imagjinoni se si ndihem unë në këtë situatë. Gjithçka është e frikshme për mua", tha ai.
Tani për tani, gjithçka që ka Yoni janë kujtime. Dhe brenda shtëpisë së familjes, fotot janë kudo. Fotografitë dhe veprat e fëmijëve ndodhen në mur.
"Atyre u pëlqente të vizatonin. Raz e kishte pasion pikturën", thotë Yoni. Aty është vendi ku mbanin lodrat. “Atyre u pëlqente gjithmonë të shtireshin sikur gatuanin për mua”, shton babai. Një koleksion këpucësh të vogla është rreshtuar në cep, mes librave për fëmijë.
Yoni shprehet se fëmijët janë fëmijë e ata nuk duhet të lidhen fare me luftra, sepse edhe nuk kuptojnë se çfarë është lufta.
“Fëmijët janë fëmijë, nuk ka rëndësi se nga cili vend janë, ata janë të pafajshëm, ndjej keqardhje për çdokënd. Edhe për fëmijët e kombeve të tjerë unë nuk kam urrejtje. Nuk ka kuptim që të urresh një fëmijë”, thotë ai.
Yoni shprehet se është rritur nën bomba dhe e di shumë mirë konfliktin Izrael-Hamas, por se nuk e priste një ditë si 7 tetori. Sipas tij, ajo ishte ditë më e keqe se Holokausti.
“Është një ditë holokausti. E di që është një fjalë e ashpër. Por ajo ditë ishte më e keqja që është parë në historinë e popullit hebre dhe popullit izraelit. Jemi në një situatë të vështirë dhe duhet të luftojmë. Por unë besoj se në kushte afatgjatë, popullit ynë do fitojë”, tha Yoni Asher.
Megjithatë, për momentin, gjithçka që mund të bëjë Yoni është të presë, të shpresojë dhe të tregojë historinë e familjes së tij.
Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite u përgjigj, teksa tashmë ndodhet në Gaza. Më shumë se 10 mijë njerëz kanë vdekur, nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/