
KOSOVË-Misioni OSBE është shprehur i shqetësuar në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa, për t’i dhënë fund përdorimit të dinarit serb. OSBE ka kritikuar edhe mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe vendimin për dinarin.
OSBE fillimisht ka deklaruar se kjo rregullore do të ketë një ndikim serioz, veçanërisht për ata banorë që marrin pagesa në dinarë.
REAGIMI:
Megjithatë, Misioni e pranon pranimin e deklaruar të institucioneve të Kosovës se do të ketë ndikim tek ata banorë, si dhe shprehjen e gatishmërisë së tyre për të siguruar një periudhë tranzicioni dhe për të investuar në komunikim më të mirë në mënyrë që të shmangen vështirësitë dhe mungesa e qartësisë për ata që janë prekur. Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, duke përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultime të nevojshme me të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare. OSBE i ka parë si problematike edhe mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, që ky mision i cilëson si “qendra që kanë ofruar shërbime sociale për komunitetin serb".
Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), e cila përcakton që vetëm euroja të përdoret si valutë për pagesa me para të gatshme hyri në fuqi më 1 shkurt, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për shtyrjen e zbatimit të saj./ZËRI