MAKHACHKALA- Luftëtari i arteve marciale (MMA), Timur Khizriev, i mbijetoi një atentati me armë zjarri nga dy persona të maskuar në oborrin e kompleksit të tij rezidencial në Makhachkala, që ndodhet në Republikën e Dagestanit. Sipas raportimeve të mediave lokale, sulmi ndodhi rreth mesnatës kur dy burra të maskuar që i zunë pritë luftëtarit.
Khizriev arriti të arratisej pavarësisht se mori 5 plagë nga arma e zjarrit. Pamjet e kamerave të sigurisë nga kompleksi kanë kapur Khizrievin duke dalë nga automjeti i tij dhe duke mbledhur sendet e tij kur dy individë iu afruan nga pas dhe hapën zjarr. Pamjet filmike kapin një përleshje midis Khizriev dhe njërit prej sulmuesve.
PAMJE NGA MOMENTI:
Mediat lokale spekulojnë se sulmi mund të ketë qenë një hakmarrje personale.
Khizriev, 29 vjeç, ka marrë plumba në shpatull, gjoks dhe dorë. Ai është aktualisht në gjendje të qëndrueshme dhe jeta e tij nuk është në rrezik. I njohur për rekordin e tij të pamposhtur prej 18 fitoresh profesionale, Khizriev bëri bujë në nëntor të vitit të kaluar kur fitoi kampionatin PFL duke mposhtur boksierin britanik Brendan Loughnane. I lindur në Dagestan, Khizriev stërvitet në palestrën që më parë drejtohej nga babai i legjendës së MMA-së, Khabib Nurmagomedov./ZËRI