Bota

ME VIDEO- Valixhe me para në Kuvendin e Turqisë

Politikani turk, duke dashur të bëjë një prezantim të qartë të problemit, doli në skenë me një valixhe, tek e cila kishte tufa kartëmonedhash.

k.m.
ME VIDEO- Valixhe me para në Kuvendin e Turqisë
Özgür Özel

ANKARA- Kreu i opozitës zyrtare në Turqi, Özgür Özel, tërhoqi gjithë vëmendjen në Kuvend dhe jo vetëm, ku foli për inflacionin e lartë në vend, i cili ka ndikuar në fuqinë blerëse të qytetarëve. Politikani turk, duke dashur të bëjë një prezantim të qartë të problemit, doli në skenë me një valixhe, tek e cila kishte tufa kartëmonedhash.

“Erdogan, dikur blinim një makinë me një tufë parash, sot e blejmë me një valixhe të mbushur me kartëmonedha,”-tha Ozel në fjalën e tij duke iu drejtuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Teksa flet, mban tufat me para në duar.

MOMENTI ME VIDEO:


Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP) më pas iu drejtua partnerit të qeverisë së Rexhep Tajip Erdogan, Devlet Bakhceli, të cilit i tha: Mund t'ia jepni valixhen nëse ai do.../ZËRI

Poll

MOS HUMB