Bota

Mediat ruse shpallin Mbretin Charles të vdekur, ambasada britanike del me deklaratë zyrtare

Një numër uebsajtesh ruse të lajmeve dhe llogaritë e tyre përkatëse në mediat sociale raportuan sot se Mbreti kishte vdekur në moshën 75-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga kanceri.

f.t
Mediat ruse shpallin Mbretin Charles të vdekur, ambasada britanike del me
Mbreti Charles

BRITANI E MADHE- Ambasada britanike në Ukrainë është detyruar të lëshojë një deklaratë zyrtare që konfirmon se Mbreti Charles III është gjallë pasi mediat ruse pretenduan se ai kishte vdekur. 

Një numër uebsajtesh ruse të lajmeve dhe llogaritë e tyre përkatëse në mediat sociale raportuan sot se Mbreti kishte vdekur në moshën 75-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga kanceri, "duke cituar burime të paidentifikuara mediatike".

Kanali Telegram i Ambasadës Britanike postoi një deklaratë në rusisht për të theksuar se raportimet ishin të rreme.

"Raportet për vdekjen e mbretit Charles III të Britanisë së Madhe janë të rreme", thuhet në deklaratë. 

Një mesazh i ngjashëm është lëshuar nga ambasada britanike në Ukrainë. Agjencitë e para që publikuan raportin e rremë ishin Sputnik, Readkovka dhe Mash, megjithatë, më vonë ato korrigjuan postimet e tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB