Bota

Melania Trump hyn në botën e filmit, krijon kompaninë “Muse Films” dhe paralajmëron dokumentarin “Melania”

Në njoftimin e bërë në platformën X, ajo prezantoi logon dhe datën e publikimit të filmit të parë.

l.k
Melania Trump hyn në botën e filmit, krijon kompaninë “Muse
Melania Trump

SHBA- Së fundmi Melania Trump ka njoftuar themelimin e kompanisë së saj të prodhimit të filmave “Muse Films”, duke ndërmarrë kështu një hap të ri drejt botës së kinematografisë. Lajmi vjen në një moment ku pritet publikimi i dokumentarit të saj biografik, të titulluar “MELANIA”, i cili do të shfaqet ekskluzivisht nëpër kinematë botërore më 30 janar 2026.

Në njoftimin e bërë në platformën X, ajo prezantoi logon dhe datën e publikimit të filmit të parë, ndërsa kompania e re do të ketë të drejtat e projekteve të tjera audiovizuale në të ardhmen që lidhen me Zonjën e Parë. Sipas mediave të huaja, Amazon MGM pagoi 40 milionë dollarë për të licencuar dokumentarin, çka tregon interesin e lartë të tregut për projektet që mbajnë emrin Trump.

“Hyni në botën e Melania Trump ndërsa ajo organizon planet e inaugurimit, navigon kompleksitetet e tranzicionit të Shtëpisë së Bardhë dhe rikthehet në jetën publike me familjen e saj. Me pamje ekskluzive që kapin takime kritike, biseda private dhe ambiente që nuk janë parë kurrë më parë, MELANIA paraqet rikthimin e Zonjës Trump në një nga rolet më të fuqishme në botë.” - tha Amazon MGM për filmin./ZËRI

Poll

MOS HUMB