Bota

"Miqësia, më e fortë se çdo protokoll"! Diplomaci me byrek e kos: Orban shkon në Suboticë për të ndihmuar Vuçiç

Burime brenda takimit, të konfirmuara nga shefi i kabietit të kryeministrit Orban, bënë me dije se temë diskutimi ka qenë blerja e aksioneve të NIS nga kompania hungareze MOL.

zh.ll
"Miqësia, më e fortë se çdo protokoll"!
orban-vuçiç

SERBI- Kryeministri hungarez Viktor Orban vizitoi Serbinë dhe u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Suboticë, në një kohë kur vendi po 'vuan' sanksionet e SHBA-së mbi industrinë serbe të naftës. Burime brenda takimit, të konfirmuara nga shefi i kabietit të kryeministrit Orban, bënë me dije se temë diskutimi ka qenë blerja e aksioneve të NIS nga kompania hungareze MOL.

Ka qenë vetë Vuçiç, ai i cili ka ndarë pamje nga takimi i tyre, ndryshe nga ç'jemi mësuar t'i shohim. Në një tavolinë, duke ngrënë byrek, është kjo pamje e takimit mes Orban dhe Vuçiç, për të treguar marrëdhënien e ngushtë mes dy vendeve. "Jam i lumtur që e freskuam këtë takim me një bisedë të mirë dhe një byrek edhe më të mir", shkruan mes tjerash kryeministri serb.

“Thonë se partneritetet strategjike diskutohen në tryeza të mëdha, por unë dhe @orbanviktor vendosëm ta bënim këtë me byrek të nxehtë, sepse miqësia midis Serbisë dhe Hungarisë është bërë prej kohësh më e fortë se të gjitha protokollet. Jam i lumtur që e freskuam këtë takim me një bisedë të mirë dhe një byrek edhe më të mirë”, shkroi Vuçiç.

Serbia ndodhet në një moment kritik, pasi që nga fillimi i tetorit, Serbia është përpjekur të gjejë një mënyrë për të hequr sanksionet e SHBA-së që po dobësojnë kompaninë kryesore të naftës në vend, NIS, aksionarët kryesorë të së cilës janë rusë. Burimë bëjnë me dije se vizita e Orban lidhet pikërisht me këtë, me qëllimin për të ndihmuar Serbinë të përballojë krizën energjetike. Por, për këtë mësohet se Orban do të kërkojnë ndihmën e Rusisë, në një takim të ardhëm në Moskë./ZËRI

Poll

MOS HUMB