Bota

Melinda Gates tërhiqet nga fondacioni i bamirësisë që themeloi me ish-bashkëshortin e saj

Ajo tregon se dita e saj e fundit në fondacion do të jetë 7 qershori.

E.K
Melinda Gates tërhiqet nga fondacioni i bamirësisë që
Melinda Gates

SHBA- Melinda Gates njoftoi këtë të hënë se ka dhënë dorëheqjen si bashkëkryetare e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates. Lajmin e ka bërë publik në Twitter. Ajo tregon se dita e saj e fundit në fondacion do të jetë 7 qershori.

Miliarderët Bill dhe Melinda Gates, bashkëthemeluesit e një prej fondacioneve bamirësie më të mëdha private në botë, bënë kërkesë për divorc në vitin 2021 pas 27 vitesh martesë. Më pas ata ishin zotuar se do të vazhdonin së bashku punën e tyre bamirëse. Fondacioni është një nga organizatat më të fuqishme të shëndetit publik në botë. Gjatë 20 viteve të fundit ajo ka investuar më shumë se 50 miliardë dollarë për të sjellë një qasje sipërmarrëse për të luftuar varfërinë dhe sëmundjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB