Bota

Merret VENDIMI, Evan Gershkovich do të vazhdojë të qëndrojë në burg në Rusi

Me vendimin e sotëm Evan Gershkovich duhet të qëndrojë në burg të paktën deri në nëntor.

E.K
Merret VENDIMI, Evan Gershkovich do të vazhdojë të
Evan Gershkovich

RUSI- Gjykata e qytetit të Moskës ka lënë këtë të martë në burg gazetarin amerikan të të përditshmes Wall Strett Journal, Evan Gershkovich. Në vendimin e saj Gjykata shprehet se Gershkovich duhet të vazhdojë të qëndrojë në burg, dhe se e ka dorëzuar kërkesën e tij për lirim te një autoritet tjetër.

Gjykata lokale ka thënë se “kushtet” e paspecifikuara janë duke e pamundësuar mbajtjen e një seance dëgjimore, por pa dhënë më shumë hollësi. Ndërkohë avokatët e gazetarit e kanë apeluar vendimin e gjykatës. Me vendimin e sotëm Evan Gershkovich duhet të qëndrojë në burg të paktën deri në nëntor.

Gershkovich, është ndaluar në mars në qytetin rus Jekaterinburg nga policia sekrete e Rusisë. Ai akuzohet për mbledhje të informacionit sekret në një kompleks ushtarak të Rusisë. Wall Strett Journal e ka mohuar diçka të tillë.

Gershkovich ka qenë i akredituar si gazetar në Rusi. Qeveria amerikane është duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. Deri më tani lirimi i tij duket i largët, ndërsa përplasjet diplomatike mes Moskës dhe Uashingtonit janë shtuar./Zëri

Poll

MOS HUMB