Bota

Ministri i Jashtëm britanik: Hamasi fajtor për vuajtjet e palestinezëve

Ministri James Cleverley u shpreh se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ngrejë padi edhe ndaj Izraelit, në rast se gjenden prova për ndonjë krim.

D.XH
Ministri i Jashtëm britanik: Hamasi fajtor për vuajtjet e
James Cleverley

GAZA – Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly u pyet nëse Britania e Madhe po i jep një dritë jeshile qeverisë izraelite, për operacionin e saj në Gaza.

Përgjigja e tij ishte se Hamasi është fajtor për vuajtjet e popullit palestinez. Por, ai tha se është i shqetësuar për vdekjet në Gaza, veçanërisht përpara operacionit tokësor izraelit. Më shumë se 2 300 njerëz kanë vdekur në fushatën e bombardimeve të Izraelit.

"Ata [Izraeli] e kanë për detyrë të minimizojnë viktimat civile dhe unë e kam ngritur këtë problem në çdo bisedë që kam pasur me qeverinë izraelite", tha Cleverly.

Ministri i Jashtëm është pyetur gjithashtu nëse Britania e Madhe ka ngritur ndonjë akuzë të mundshme për krime lufte ndaj Izraelin, pasi sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve tha se detyrimi i civilëve për të lëvizur në jug të Gazës, është pikërisht një krim i tillë.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është absolutisht e përkushtuar ndaj respektimit të ligjit ndërkombëtar”, tha ministri i jashtëm britanik. Ai këmbënguli se qeveria britanike do të ngrejë çdo padi të mundshme ndaj Izraelit, në rast se gjenden prova.

Cleverly pranoi se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është përpjekur të hapë kalimin Rafah, pas bisedimeve me Egjiptin dhe Izraelin e deri më tani ka qenë e pasuksesshme në këto bisedime.

Izraeli po kryen një operacion tokësor në Gaza. Hamasi sulmoi qytetet izraelite e më pas Izraeli u përgjigj. Nga konflikti, më tepër se 3600 njerëz kanë vdekur./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB