Bota

Misteri me motrën e Kim Jong Un, u shfaq papritur me dy fëmijë

Në videon e publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut, Kim Yo Jong, një nga figurat më të diskutueshme të vendit, shihet e shoqëruar nga dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.

k.m.
Misteri me motrën e Kim Jong Un, u shfaq papritur me dy fëmijë
Pamje nga videoja

SEUL- Shërbimet e inteligjencës të Koresë së Jugut po analizojnë një video të rrallë që motrës së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e cila shoqërohet nga dy fëmijë që mund të jenë të saj. Në videon e publikuar nga media shtetërore e Koresë së Veriut, Kim Yo Jong, një nga figurat më të diskutueshme të vendit, shihet e shoqëruar nga dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Të tre, pa praninë e askujt tjetër, shkojnë për të marrë pjesë në festimet e Vitit të Ri në Korenë e Veriut.

A janë fëmijët e saj?

Regjimi i izoluar i Phenianit nuk ka lëshuar kurrë informacion në lidhje me statusin martesor të Kim Yo Jong. Shërbimet e inteligjencës të Koresë së Jugut thanë se po përpiqen të verifikojnë nëse fëmijët në video janë të sajat. "NK Neës", një faqe interneti e specializuar lidhur me atë që ndodh në Korenë e Veriut me bazë në Seul, vlerësoi se imazhet mund të jenë pjesë e një "propagande për të paraqitur një fytyrë më humane të liderëve të regjimit".

“Përputhet gjithashtu me një tendencë, duke filluar nga viti 2022, ku liderët kryesorë dhe ata në rrethin e brendshëm të Kim Jong Un marrin pjesë në ngjarje të veçanta të shoqëruar nga bashkëshortët dhe anëtarët e familjes së tyre,”- thuhet në faqen e internetit.

Kush është Kim Yo Jong?

E lindur në vitin 1988 sipas qeverisë së Koresë së Jugut, ajo është, së bashku me Kim Jong Un, një nga tre fëmijët e ish-liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Il me partnerin e tij të tretë, balerinën Ko Yong Hui. Ajo studioi në Zvicër me vëllain e saj dhe ka ngjitur shpejt shkallët e pushtetit që kur Kim Jong Un mori pushtetin pas vdekjes së babait të tyre në 2011. Në prill 2015, inteligjenca e Koresë së Jugut la të kuptohej se Kim Yo Jong do të lindte shumë shpejt. Edhe në vitin 2018, të njëjtat agjenci thanë se Kim Yo Jong dukej shtatzënë gjatë vizitës së saj në Korenë e Jugut për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang./ZËRI

Poll

MOS HUMB