Bota

Misteri sesi fshihej njeriu më i kërkuar i Japonisë për 50 vite

Kirishima, disa ditë para vdekjes së tij në janar, pranoi në polici se ai është ai që ata kanë kërkuar që nga vitet 1970 për përfshirjen e tij në një grup terrorist. 

E.K
Misteri sesi fshihej njeriu më i kërkuar i Japonisë për 50
Satoshi Kirishima

JAPONI- Burri që po vdiste në Japoni, i cili pretendonte se ishte terroristi i kërkuar prej dekadash Satoshi Kirishima, është me të vërtetë ai, ka treguar një test i ADN-së që iu nënshtrua. Kirishima, disa ditë para vdekjes së tij në janar, pranoi në polici se ai është ai që ata kanë kërkuar që nga vitet 1970 për përfshirjen e tij në një grup terrorist. 

“Dua ta takoj vdekjen me emrin tim të vërtetë”, kishte thënë ai.

Edhe pse fytyra e Kirishimës u shfaq në posterat e kërkuar, nuk dihet se si ai arriti të mbetet i pazbuluar për kaq shumë vite,  raporton BBC. Edhe fqinjët e tij u habitën që “burri i qetë dhe serioz” që jetonte pranë tyre ishte në kërkim.

Kirishima ishte përfshirë në një grup terrorist që vendosi bomba në disa kompani në mesin e viteve 1970. Në një nga sulmet, në Mitsubishi Heavy Industries, tetë persona u vranë dhe më shumë se 150 u plagosën. Ai nuk u arrestua kurrë, por arriti të jetonte nën një pseudonim dhe pa e gjetur autoritetet.

Mediat japoneze raportuan se ai jetonte në qytetin Fujisawa, afër Tokios, me emrin Hiroshi Uchida. Ai punonte për një kompani ndërtimi. Ai nuk kishte celular, nuk kishte patentë shoferi, por nuk kishte as sigurim shëndetësor.

Sekreti u zbulua nga ai kur u shtrua në spital me kancer terminal. Para se të vdiste më 29 janar, në moshën 70-vjeçare, ai zbuloi detaje të veprimeve të tij në polici, megjithëse ai mohoi disa nga akuzat kundër tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB