Bota

MISTERI TURK/ Pse u vra Narin Güran? 3 PISTAT, xhaxhait iu bë test ADN-je, e mitura s'është vajza e tij (DËSHMIA)

Fillimisht është bërë një test ADN-je, pasi dyshohej se Salim mund të ishte i ati biologjik i Narin, por mostrat nuk u përputhen. 

k.m.
MISTERI TURK/ Pse u vra Narin Güran? 3 PISTAT, xhaxhait iu bë test
Narin Guran

TURQI- Kanë kaluar 3 ditë nga zbulimi i trupit të pajetë të Narin Guran, por ende nuk dihet shkaku se përse ajo është vrarë. ZËRI ka përmbledhur detajet më të fundit që kanë dalë nga çështja në Turqi dhe marrja në pyetje e xhaxhait të saj, Salim Güran. Ky i fundit u dërgua në burg pasi dyshohet se është personi që ka paguar për fshehjen e trupit të saj. Fillimisht është bërë një test ADN-je, pasi dyshohej se Salim mund të ishte i ati biologjik i Narin, por mostrat nuk u përputhen. 

PJESË NGA MARRJA NË PYETJE:

-A ka mundësi që të jeni babai i Narin Güran?

Salim Güran: Jo. Nuk ndodh një gjë të tillë.

-Kush e dëmtoi Narin Güran dhe pse?

Salim Güran: Nuk e di kush e ka bërë të keqen

-E vratë ju Narin Güranin?

Salim Güran: Jo, nuk ndodh një gjë e tillë. Unë nuk e kam vrarë.

-Të gjithë xhaxhallarët e Narin Güran-it kanë automjete, por vetëm automjeti juaj ka ADN-në e saj, ju lutem si e shpjegoni?

* Ai nuk mundi t'i përgjigjej pyetjes.

Në këtë pikë, pyetja se kush e vrau Narin dhe pse ka krijuar një pikëpyetje të madhe. Sipas lajmeve të mediave turke ka tre pista që po hetohen. E para nga këto është mundësia që Narin të jetë abuzuar. Ky është pretendimi më i rëndë, e vërteta do të zbulohet me daljen e procesverbalit të autopsisë. Arsyeja e dytë mendohet të jetë një mosmarrëveshje për tokë me vlerë 50 milionë TL (133 mijë euro) mes Salim Güran dhe babait të Narinit. Armiqësia e shkaktuar nga sherri për tokën mund të ketë sjellë vrasjen e të miturës. Arsyeja e tretë mund të jetë që Narin ka parë diçka që nuk duhet të shihte. Sërish sipas mediave turke, thuhet se Narin mund të ketë parë xhaxhanë duke pirë substanca të ndaluara (drogë) ose duke abuzuar me një qen.

HIJET E TË SHKUARËS

Pretendohet se motra e Narinit ka vdekur 7 vite më parë duke u rrëzuar nga shkallët dhe është varrosur pa autopsi. Edhe kjo çështje ka ngritur dyshime tek familja, për shkak se vajza që ndërroi jetë 7 vite më parë, kishte aftësi të kufizuara dhe lëvizte me karrige me rrota. Ndaj nëse Prokuroria vendos që të ndjekë edhe këtë çështje, do të duhet që varri i saj të rihapet për t'ju nënshtruar një autopsie pas vdekjes.

ÇFARË DIMË DERI MË TANI?

Narin Güran po shkonte në një kurs Kurani më 21 gusht por nuk u kthye më në shtëpi. Familja e saj kontrolloi vetë zonën, por pa rezultat, ndaj njoftuan Policinë. Kufoma e saj u gjet në një përrua, brenda një thesi, 19 ditë pas alarmit për zhdukjen e saj. Xhaxhai i saj u arrestua pasi një person ka dëshmuar se është paguar nga ai për të fshehur kufomën. Aryesja mbetet ende mister dhe ka "mbërthyer" të gjithë Turqinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB