
UKRAINË- Kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i rrezikohet jeta gjatë vizitës së tij në Ukrainë. Raportohet se autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës.
“Nuk ka asnjë problem me sigurinë e kryeministrit dhe të misionit grek”, thanë burimet zyrtare të qeverisë, shkruan Protothema.
“Ne jemi të gjithë mirë”, tha më herët për protothema.gr ministri i shtetit Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek, i cili u organizua në kushte të fshehta ekstreme dhe ku përfshihen, përveç kryeministrit, 8 persona dhe sigurimi i tyre.
‼️???????????? BREAKING Powerful explosion in Odessa, where the Prime Minister of #Greece was supposed to meet with #Zelensky.
— Maimunka News (@MaimunkaNews) March 6, 2024
???? Air raid alarm and an explosion in Odessa.
Greek Prime Minister Kyriakos Mitsotakis was supposed to visit the city today to meet with President Zelensky. pic.twitter.com/sp5k9kEZkc
Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelenskiy u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejtë për arsye sigurie. Mitsotakis përsëriti se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën brenda kapaciteteve të saj dhe pa dobësuar fuqinë mbrojtëse greke.
Në të njëjtën kohë, të dy udhëheqësit vizituan një kompleks ndërtesash të goditur nga një dron rus të shtunën e kaluar, me një numër tragjik të vdekjeve, 12 viktima dhe lanë lule në kujtim të viktimave. Kryeministri grek mbërriti në Ukrainë në mënyrë të papritur me synimin për të qëndruar për disa orë, para se të shkonte në Bukuresht për Samitin e PPE./ZËRI