Bota

Nikki Haley tërhiqet nga gara: Votat tona duhet t’i marrë Donald Trump

Haley u shpreh se tashmë votat duhet të shkojnë për Donald Trump, edhe pse ajo njihej si rivalja e vetme e tij.

E.K
Nikki Haley tërhiqet nga gara: Votat tona duhet t’i marrë Donald
Nikki Haley

SHBA- Nikki Haley, ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, i ka dhënë fund fushatës së saj për nominimin e Partisë Republikane, pas rezultateve zhgënjyese të Super të Martës. Tërheqja e saj ka kalur Donald Trumpin si pretendentin e vetëm për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, raportuan Wall Street Journal dhe CNN.

Gjatë fjalimit që mbajti sot, Haley u shpreh se tashmë votat duhet të shkojnë për Donald Trump, edhe pse ajo njihej si rivalja e vetme e tij. Po ashtu ajo tha se nuk pendohet për vendimin që mori për t’u tërhequr nga gara. 

'Tani i takon Donald Trump të fitojë votat në partinë tonë dhe përtej saj që nuk e mbështetën atë, dhe shpresoj që ai ta bëjë këtë. Në rastin më të mirë, politika ka të bëjë me sjelljen e njerëzve në kauzën tuaj, jo t'i largojë ata. Dhe kauza jonë konservatore ka shumë nevojë për më shumë njerëz. Tani është koha e tij për t'u zgjedhur."-u shpreh ajo.

Kujtojmë se Nikki Haley mundi Donald Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane në Uashington DC. Ajo humbi në Karolinën e Jugut, shtetin e saj të lindjes. Por Haley është gruaja e parë që fiton një zgjedhje paraprake republikane në historinë e SHBA.

Vendimi i Haley për t'i dhënë fund fushatës së saj në mënyrë efektive nis zgjedhjet e përgjithshme, me Trump dhe presidentin Joe Biden që marrin komandën jozyrtare të partive të tyre në fillim të sezonit primar pas një vargu fitoresh./ZËRI

Poll

MOS HUMB