Bota

Mjeku u vra nga Hamasi, vetëm pse mjekonte të plagosurit

D.XH
Mjeku u vra nga Hamasi, vetëm pse mjekonte të plagosurit
Mjeku që u vra në Izrael

IZRAEL– Shteti i Izraelit ka zgjedhur që të bëjë publike historinë e një mjeku, që u vra nga Hamasi, vetëm pse kuronte personat që u plagosën nga sulmi i befasishëm i militantëve.

Në rrjetin social X, profili zyrtar i shtetit të Izraelit, ka publikuar foton e Daniel Levit, që jetonte në Kibuc.

“Daniel Levi është nje hero. Ai u vra, vetëm pse kuronte personat, që Hamasi i plagoste. Mjeku Levi jetonte në Kibuc të Izraelit.

Terroristët e Hamasit sulmuan komunitetin ku jetonte mjeku. Ai ishte aty së bashku me familjen. Familjarëve të tij iu tha që të largohen, që të shpëtojnë nga terroristët, ndërsa vetë vdiq si hero”, thuhet në faqen zyrtare të shtetit të Izraelit në X.

Hamasi goditi befasisht Izraelin mëngjesin e 7 tetorit, ndërsa përgjigja izraelite ishte e menjëhershme. Nga sulmet e përgjakshme, më shumë se 2200 persona kanë vdekur./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB