
RUSI- Rusia ka shtuar ish-kampionin e shahut dhe kritikun e mërguar të Kremlinit Garry Kasparov në listën e saj shtetërore të terroristëve dhe ekstremistëve.
Ndërsa mbikëqyrësi financiar shtetëror Rosfinmonitoring nuk specifikoi arsyen e shtimit të Kasparov në listë, ai ka qenë një kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin për vite me rradhë dhe ka dënuar agresionin ushtarak të Moskës në Ukrainë që nga viti 2014, shkruajnë mediat e huaja.
Kasparov, i cili u tërhoq nga loja e shahut në 2005 për t'i kushtuar kohën e tij politikës dhe aktivizmit, dikur e quajti Putinin njeriun më të rrezikshëm në botë.
“Siç tha Goldëater, ekstremizmi në mbrojtjen e lirisë nuk është ves dhe moderimi në ndjekjen e drejtësisë nuk është virtyt! Por çdo opozitë, apo mirësjellje e thjeshtë, duhet të quhet ekstremiste nga diktatura”, shkroi Kasparov në X, dikur Tëitter.
Shtimi në listat e Rusisë të ekstremistëve dhe terroristëve u lejon autoriteteve të ngrijnë llogaritë bankare të personave të caktuar pa një vendim gjykate./ZËRI