IRAN-Një deklaratë që thuhet se është lëshuar nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, paralajmëron se marina e Teheranit ishte gati të mposhtte forcat amerikane, ndërsa palët janë në konflikt mbi Ngushticën e Hormuzit.
Në një deklaratë të publikuar në kanalin e tij Telegram, Khamenei, i cili nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës, thotë se “marina e guximshme e Iranit është e gatshme t’i bëjë armiqtë të shijojnë hidhërimin e disfatave të reja”.
Lideri iranian thekson se kapacitetet ushtarake, përfshirë dronët, janë në gjendje të godasin objektiva me saktësi të lartë, ndërsa paralajmëron se edhe forcat detare janë të përgatitura të shkaktojnë humbje të reja ndaj armiqve. Në të njëjtën deklaratë, ai i referohet babait të tij, Ali Khamenei, duke e cilësuar si figurë kyçe në forcimin e ushtrisë iraniane dhe transformimin e saj në një aktor të rëndësishëm ushtarak.