Bota

'Mos i beso të gjithëve'/ 19-vjeçari në Turqi vret taksistin, i vjedh paratë e zhduket

Ngjarja e kapur nga kamerat e sigurisë ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari Oguz Erge ka ndaluar në rrugë për të marrë 19-vjeçarin.

k.m.
'Mos i beso të gjithëve'/ 19-vjeçari në Turqi
Pamje nga taksia

TURQI- Një 19-vjeçar, i cili u arrestua pasi qëlloi tre herë pas shpine një taksist 44-vjeçar, ka shkaktuar bujë në Turqi. E gjitha sepse i tha viktimës së tij se: Nuk duhet t'i besosh të gjithëve. Ngjarja e kapur nga kamerat e sigurisë ka ndodhur mbrëmjen e 31 janarit në Izmir, kur 44-vjeçari Oguz Erge ka ndaluar në rrugë për të marrë 19-vjeçarin.

Në video shihet 44-vjeçari teksa ndalon në vendin që i ka kërkuar 19-vjeçari dhe e informon se kanë mbërritur në destinacion, por kur 19-vjeçari e pyeti "çfarë kam borxh?", përpara se 44-vjeçari të përgjigjej, i riu e qëlloi 3 herë. Pasi e vrau, 19-vjeçari ulet në sediljen e pasagjerit dhe teksa kërkon para në taksi i tha 44-vjeçarit: Mos i beso të gjithëve!


44-vjeçari u dërgua i plagosur rëndë në spital dhe pak orë më vonë ndërroi jetë. Për të kapur autorin, policët shqyrtuan 110 orë pamje nga 70 kamera sigurie dhe përfundimisht gjetën 19-vjeçarin. Në banesën ku u arrestua u gjetën arma, karikatorët dhe paratë që kishte vjedhur.

Në deklaratën e tij të parë, 19-vjeçari ka thënë se nuk ka hyrë në taksi me qëllim grabitjen, por se ajo që ka ndodhur ka ndodhur... spontanisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB