
SHBA- Presidenti Donald Trump ka injoruar tërësisht homologun e tij francez, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në SHBA. Siç është zakon, kur një president i një vendi tjetër viziton Shtëpinë e Bardhë, ai mirëpritet nga presidenti i Shteteve të Bashkuara. Por ky nuk ishte rasti i Macron.
Donald Trump nuk e priti në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, siç është zakon në raste të tilla kur e vizitojnë liderët ndërkombëtarë.
Macron kishte përshtypjen se Trump do ta përshëndeste në hyrje të Shtëpisë së Bardhë, por... e kishte gabim sepse Trump nuk dukej asgjëkundi. Presidenti francez u mirëprit nga Shefja e Protokollit të Shtëpisë së Bardhë, Monica Croëley, me Macron që nuk e fshehu pakënaqësinë e tij teksa përshëndeti gazetarët dhe fotografët që ishin mbledhur për ta dokumentuar vizitën e tij.
Injorimi i Macron është një imazh diametralisht i kundërt me pritjen e ngrohtë që Trump i bëri Netanyahut kur kryeministri izraelit vizitoi Shtëpinë e Bardhë. Në këtë mënyrë presidenti amerikan tregon padyshim qëndrimin e tij ndaj atyre që i konsideron aleatë dhe atyre që i konsideron konkurrentë./ZËRI