
Kryeministri Narendra Modi doli si fitues i zgjedhjeve parlamentare të Indisë pasi rezultatet e vendosën partinë BJP në vendin e parë, por pa një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur i vetëm. Koalicioni qeverisës (NDA) do të vazhdojë të qeverisë dhe të formojë qeverinë, tha Modi të martën nga selia e BJP në Delhi, kryeqyteti i Indisë. BBC raporton, se rezultatet e hershme nga zgjedhjet e përgjithshme tregojnë se Modi është në rrugën e duhur për të fituar një mandat të tretë në detyrë, një gjë e rrallë për vendin.
Megjithatë, partia nacionaliste hindu e Modit, BJP, nuk ka 272 vendet e nevojshme për të qeverisur vetëm dhe do të ketë nevojë për bashkëpunimin e partive të tjera për të formuar një qeveri. Deri më tani, BJP dhe aleatët e saj kryesojnë në më shumë se 290 vende. Sa i përket rivalit kryesor të Modit, Kongresit Kombëtar Indian të udhëhequr nga Rahul Gandhi (nipi i Indira Gandhit), koalicioni që ai formoi me dhjetëra parti të tjera politike po ecën më mirë se sa pritej, duke udhëhequr në më shumë se 230 vende.
Të dy liderët e partive u rizgjodhën deputetë. Modi këndoi këngën "Long Live Mother India" me turmën dhe falënderoi mbështetësit e tij.
“Nga zemra jam shumë i lumtur sot”, tha ai.
"Fitorja e sotme është më e madhja në botë," tha ai në fjalimin e tij para një qytetarëve, duke e quajtur atë një "fitore për indianët".
Ai falënderoi gjithashtu komisionet zgjedhore për punën e tyre, veçanërisht në vapën ekstreme që ka përfshirë disa pjesë të Indisë ditët e fundit. Në fjalimin e tij të shkurtër, Modi në fund vlerësoi demokracinë e Indisë, duke thënë se "çdo indian ndihet krenar për shkak të saj" dhe duke thënë se demokracia në vendin e tij është një shembull i "besueshmërisë dhe efikasitetit"./ZËRI