Qytetërim

Ndahet nga jeta aktori i parë afrikano-amerikan që ka fituar një çmim "Oscar"

Kushëriri i parë i Gossett, Neal L. Gossett i tha Associated Press se aktori "mbylli sytë" në Santa Monica, Kaliforni. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij. 

a.l
Ndahet nga jeta aktori i parë afrikano-amerikan që ka fituar një
Louis Gossett Jr

AFRIKË- Louis Gossett Jr, i pari afrikano-amerikan që fitoi një Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor dhe një fitues Emmy për rolin e tij në mini-serialin kryesor televiziv "Roots", ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare. 

Kushëriri i parë i Gossett, Neal L. Gossett i tha Associated Press se aktori "mbylli sytë" në Santa Monica, Kaliforni. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij. 

Familjarët e përshkruajnë Gossett si një tregimtar të shkëlqyeshëm të shakave, një të afërm që e përballoi dhe e luftoi racizmin me dinjitet dhe humor.

“Mos i kushtoni vëmendje çmimeve, mos u shqetësoni për shkëlqimin dhe magjepsjen, Rolls-Royces dhe shtëpitë e mëdha në Malibu. Ka të bëjë me humanizmin e njerëzve për të cilin ai ka qëndruar”, tha kushëriri i tij.

Rolet e spikatura të Louis Gossett Jr

Ai mbahet mend për pjesëmarrjen në serialin e famshëm televiziv Raíces (1977) në rolin e Fiddler. Kjo performancë bëri që ai të fitonte një çmim "Emmy". Ka paraqitje të shumta në seriale televizive, si në një nga episodet e serialit të famshëm "Little House on the Preirie", dhe në miniseritë dhe filmat si mini-seriali Sadat (1983; për jetën e presidentit të Egjiptit ) dhe Fuqitë i Mattheë Star, midis 1982 dhe 1983. Në kinema, ai pati një rol të spikatur në komedinë "Udhëtime me tezen" (1972), të George Cukor, dhe në vitin 1982 ai arriti kulmin e karrierës në kinematorgrafi, duke punuar së bashku me Richard Gere dhe Debra ëinger në filmin "An Offcer and a Gentleman"./ZËRI

Poll

MOS HUMB