Qytetërim

'Beteja' ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, aktori heq dorë nga kujdestaria e përbashkët e fëmijëve

Ndonëse Brad ka kërkuar më parë një marrëveshje 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, një burim tregon se ai tashmë nuk po e ndjekë më këtë çështje.

f.t
'Beteja' ligjore mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt, aktori heq
Brad Pitt, Angelina Jolie dhe fëmijët

SHBA- Për vite me radhë Brad Pitt dhe Angelina Jolie konsideroheshin “çifti” i Hollivudit dhe gjatë lidhjes së tyre 12-vjeçare, ata kaluan kohë duke ndërtuar një familje të madhe së bashku. Megjithatë, që prej ndarjes së tyre të papritur në vitin 2016, shpërbërja e martesës së tyre gati dyvjeçare nga çifti ka qenë e trazuar. Ajo është dëmtuar nga beteja gjyqësore dhe akuza për sulme.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë në bisedime për të arritur një marrëveshje përfundimtare ligjore, ndërsa aktori ka hequr dorë nga ndjekja për kujdestari të përbashkët të fëmijëve, raportojnë mediat e huaja. 

Ndonëse Brad ka kërkuar më parë një marrëveshje 50/50 për gjashtë fëmijët e tyre, një burim tregon se ai tashmë nuk po e ndjekë më këtë çështje, duke i lënë Angelinas të mbajë kujdestarinë kryesore dhe ai të ketë të drejtën e vizitave. Vetëm Shiloh, 17 vjeç dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15 vjeç, janë ende nën moshën 18 vjeçare. Fëmijët e tjerë – Maddox 22 vjeç, Pax 20 vjeç dhe Zahara 19 vjeç – janë tashmë të rritur dhe nuk janë subjekt i ndonjë marrëveshjeje kujdestarie.

Poll

MOS HUMB